Akuzat ndaj Hashim Thaçit për krime lufte, Albin Kurti habit me deklaratën për Presidentin e Kosovës. Reagon edhe Behgjet Pacolli

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje Presidentit Hashim Thaçi për ákuzat për kríme lùfte dhe për vrásje të palígjshme duke thënë: “Unë besoj në lùftën e UÇK-së, prandaj besoj në pafajësinë e UÇK-së”.

Nga ana tjetër, Behgjet Pacolli u shpreh: “Kosova ka lùftuar një lùftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrárë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës lùftoi një lùftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një lùftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë.”

Pas ákuzave, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin drejt Uashingtonit. Thaçi u nis drejt Amerikës për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun. Kur po nisej, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktákuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krìme lufte dhe krìme kundër njerëzimit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krìmesh kundër njerëzimit dhe krìmesh lufte ndër të cilat, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortūra. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penālisht përgjegjës për afërsisht 100 vrāsje të paligjshme. Krìmet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vìktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu