Presidentin i Azerbajxhanit uron Erdoğanin për fitoren në zgjedhje

0

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nëpërmjet një telefonate ka uruar presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Presidenca e Azerbajxhanit, Aliyev ka thënë se këtë fitore e vlerëson si shenjë të besimit të popullit turk në politikat e Erdoğanit, duke shprehur bindjen se zhvillimi gjithëpërfshirës i Türkiyes do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme nën udhëheqjen e Erdoğanit.

Aliyev i ka uruar presidentit Erdoğan suksese të reja në aktivitetet e tij për mirëqenien e kombit turk dhe zhvillimin e vendit.

Erdoğan gjithashtu i ka përcjellë falënderimet e tij homologut azerbajxhanas dhe e ka uruar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Azerbajxhanit.

Aliyev po ashtu e ka ftuar presidentin turk në Azerbajxhan.

Duke shprehur besimin se marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses në të gjitha fushat, dy liderët me këtë rast diskutuan edhe çështje të bashkëpunimit midis dy vendeve. Burimi: AA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu