TURQI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet ditën e sotme në Turqi ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë këtij takimi Von der Leyen ka njoftuar se Evropa do të japë 1 miliard euro për vitin 2024 si ndihmë për Ankaranë për emigracionin.
Presidentja e KE-së përmes një postimi në llogarinë e saj në “X” ka theksuar se Turqia mbetet një aleate strategjike e Evropës në çështjen e emigracionit dhe se për vitin 2024 do të marrë edhe 1 miliardë euro si ndihmë. Von der Leyen thekson se kushtet aktuale me rënien e regjimit të Asadit vendosin një masë të tillë emergjente.
Ndërkohë presidenti turk Tajip Erdogan tha të martën se nevojitet një administratë gjithëpërfshirëse në Siri dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mbështesë kthimin e sirianëve që ikën gjatë luftës civile 13-vjeçare të vendit.