Presidentja e Women Center for Developmet and Culture, me seli në Elbasan, Rudina Çollaku, mori një çmim prestigjoz ndërkombëtar nga Book For Peace një organizatë që monitorohet nga Kombet e Bashkuara me seli në Itali.
Çmimi u mor në selinë e forumit të Dubait për Kulturë dhe Shkencë që është një nga selitë më prestigjoze të promovimit të kulturës dhe shkencës në Botë.
Në prezencë të marrjes së çmimit zonja Çollaku ishte nën shoqërinë e princeshës Hissa Al Sabah nga shteti i Kuvajtit, themeluese e projektit ndërkombëtar edukativ, dhe princesesh Nora Al Kasimi nga shteti i Sharikas Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zonja Çollaku u përzgjodh si e vetmja zonjë nga Evropa Juglindore për të fituar këtë çmim prestigjoz me motivacionin ‘për Rolin e ndërtimit të patjetërsueshëm të komuniteteve paqendërtuese’.
Çmimi u dha nga Presidenti i Book for Peace z. Antonio Imeneo me seli në Itali. Infowebtv