Prezantohen kandidatët e Tiranës / Rama : Kërkojmë një mandat të tretë që i duhet patjetër vendit

0

Sot kryeministri Edi Rama është duke prezantuar kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, me doktoreshën Najada Çomo dhe inxhinieren Luljeta Bozo që kryesojnë listën.

Gjatë fjalës së tij Rama vuri në dukje se një mandat i tretë i duhet vendit, për të çuar përpara dhe për të përfunduar ato gjëra që janë nisur dhe lënë përgjysmë nga dy fatkeqësi, pandemia dhe tërmeti.

Kreu i Qeverisë nuk la pa sulmuar dhe kundërshtarët e tij politikë, për të cilët tha se në vitet e tyre më shumë kanë bërë keq se mirë për Shqipërinë.

Edi Rama: Në të gjitha drejtimet ne jemi në gjendje të themi që ç’ka është bërë është përsëri një provë e faktit që ne dimë se ku duam të shkojmë dhe se si do të shkojmë aty ku duam për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Për ta bërë një shtëpi të përbashkët ku fëmijët të ndihen krenarë jo vetëm për historinë, por edhe për atë që shtëpia jonë e përbashkët është për ata. E bukur ta thuash, por jo e lehtë ta bësh. Unë besoj që PS është krijuar dhe rritur për të bërë gjërat më të vështira. Gjëra që të tjerët i kanë të pamundura. Duke ndarë këtë prezantim edhe me të tjerë të pranishëm është mënyra më e mirë për të çuar te të tjerët mesazhin tonë. Kemi para sfida dhe beteja të forta, por së bashku djem e vajza, gra e burra do ia dalim. Unë jam shumë i bindur që ne kemi kapacitete qeverisëse të plota dhe të shtuara në gjithë këtë periudhë kohe që kemi drejtuar vendin prej 7 vitesh e kusur, dhe që kërkojmë një mandat të tretë që i duhet patjetër vendit për të bërë të pakthyeshëm çdo proces transformimi, se po shkuan gjërat andej nga ata përballë nesh gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet për vendin. Padiskutim që ne jemi të vetëdijshëm se shumëçka mund të ishte bërë ndryshe, dhe ne kemi bërë gabimet tona, disa të paevitueshme disa të evitueshme, disa i dimë dhe disa nuk i dimë, por në tërësi punët tona kanë qetë të mëdha dhe në dobi të vendit. Sot vendi është absulutisht më përpara seç ishte para 8 vitesh. Zgjedhja është shumë e qartë për faktin se ne në këtë proces kemi bërë përpjekje të sinqerta dhe serioze. Nga ana tjetër kemi një skuadër që është një konglomerat materialesh të konsumuara dhe është e paimagjinueshme që Shqipëria të bjeri prapë në duart e tyre. Ajo që sot i duhet vendit është vazhdimi edhe me më shumë energji i punëve të nisura. Kemi bërë shumë, por ka dhe shumë për të bërë. Ka dhe shumë për të humbur vendi në këto zgjedhje, ndaj beteja jonë është e rëndësishme për të mos e humbur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu