Prezantohet “Giro D’Italia”, i pranishëm në Romë dhe Kryeministri Rama, edicioni i 108-të do startojë nga Shqipëria me tre etapa!…

0

ITALI – Sot në kryeqyteti italian të Romës u prezantua zyrtarisht Giro D’Italia, një nga tre xhirot më të rëndësishëm dhe të mëdhenjtë në të botë të çiklizmit.

Ky edicion i 108-të, është special edhe për vendin tonë, pasi për herë të parë në historinë sportive të Shqipërisë, një aktivitet i këtyre përmasave do të startojë me 3 etapa në tokën shqiptare.

Për këtë arsye mes organizatorëve, të ftuar specialë në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, ministrin e jashtëm të Italisë, Antonio Tajani dhe presidenti i grupit RCS Sport që është gjithashtu dhe presidenti i xhiros, Ubrano Cairo.

Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni Kryeministri Rama theksoi edhe një herë rolin që ka patur Italia në tërësi, por sporti i tyre në veçanti për Shqipërinë e diktaturës kur nëpërmjet radios dhe televizionit ndiqej xhiroja dhe gjithashtu futbolli me shpresën se përtej Adriatikut ka një jetë më të mirë.

“Eshte privilegj të jem këtu dhe t’i bashkohemi kësaj eksperience kaq speciale dhe të bashkojmë edhe një herë Shqipërinë dhe Italinë. Sporti italian na ka dhënë ne një shpresë dhe një shembull si sport, por edhe si një sinjal shprese për një jetë më të mirë kur ne ishim dikur si Koreja e Veriut në Europë,”- tha Kryeministri i Shqipërisë.

Ndërkohë ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani, theksoi faktin se çiklizmi dhe kjo xhiro në veçanti do të shërbejë si një ambasador i diplomacisë sportive dhe jo vetëm.

“Nisja e madhe do jetë në një vend që ne e kemi mik dhe që mezi e presim të futet në Bashkimin Europian, hapja në Shqipëri është si t’i themi shqiptareve po ju presim në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që presidenti i grupit CRS Sport, theksoi faktin se kjo është e 15-ta herë që Nisja e Madhe ka filluar jashtë Italisë dhe pavarësisht se Shqipëria ishte vendi që kishte paguar shumë më pak se në 14 rastet e tjera, ky do të jetë një shans shumë i mirë për evidentimin e Shqipërisë, duke përmendur edhe një here faktin që Xhiro D’Italia trasmetohet nga 200 televizioni dhe që ndiqet nga rreth 700 milionë teleshikues.