Primaret, Jozefina Topalli: Kjo metodë është e mirëmenduar për vendin, është kurajë e madhe

0

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë pjesë në procesin e primareve, ndërsa u shpreh e entuziazmuar nga pjesëmarrja e qytetarëve. Ajo theksoi se kjo gjë është e mirëmenduar dhe kurajë e madhe për Shqipërinë.

“Jam e surprizuar nga një pjesëmarrje kaq të madhe. Natyrisht ka defekte të vogla dhe ka për të pasur gjithmonë, por mua më bën çudi dhe më gëzon shumë fakti se ka një pjesëmarrje kaq të madhe, që në Shqipëri nuk e kam parë, në Shqipëri jo e jo, përveçse në SHBA. Kjo metodë është e mirëmenduar për vendin, është kurajë e madhe kjo”, tha Topalli.