Primaret në Elbasan, ja sa ishte pjesmarrja në bashkitë e Qarkut

0

Procesi i primareve në qarkun e Elbasanit u zhvillua me një pjesëmarrje të kënaqshme  të anëtarësisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën politike lokale. Sipas të dhënave zyrtare, në votime morën pjesë rreth 3,491 referuar  pesë bashkitë kryesore të qarkut.

Elbasani kishte numrin më të lartë të votuesve, me rreth 1,500 anëtarë, pasuar nga Librazhdi me 590 votues, Cërriku me 560, Gramshi me 430 dhe Belshi me 411.

Procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa incidente të raportuara. Burime nga strukturat organizative thanë se pjesëmarrja ishte në nivelin e pritshmërive dhe se gara u zhvillua me transparencë.

Këto primare konsiderohen një test i rëndësishëm për mobilizimin e elektoratit në prag të zgjedhjeve vendore, duke reflektuar mbështetjen dhe angazhimin e bazës partiake në proceset vendimmarrëse. Rezultatet përfundimtare dhe përzgjedhja e kandidatëve pritet të bëhen publike në orët në vijim./Infoweb Media