Princesha Yoko e Japonisë ka rezultuar pozitive me COVID, pas u bwri testin tw ditwn e djeshme. Ajo kishte një dhimbje të fyti një ditë më parëm shkruan “Town& County”.
Princesha u shtrua më vonë në një spital brenda “Imperial Place” përpara se të transferohej në spitalin e Universitetit të Tokios për trajtim të mëtejshëm.
Ajo është anëtarja e parë e shtëpisë perandorake të Japonisë që u infektua me virus. Sëmundja e saj vjen pasi Japonia është goditur nga një “valë e gjashtë” e pandemisë që përfshin variantin më të fundit të virusit, Omicron.
Motra e saj më e madhe, Princesha Akiko, të cilën ajo e kishte takuar disa ditë më parë, doli negative me virus.
Agjencia ndau se asnjë nga stafi i saj ose anëtarë të tjerë të familjes mbretërore nuk kanë përjetuar ndonjë sëmundje ose nuk janë infektuar nga COVID.
Është ende e paqartë se si Yoko u infektua me virusin pasi princesha nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje kohët e fundit.
Megjithatë, ajo mori pjesë në një ceremoni për të përkujtuar një perandor të ndjerë në pallat më 30 janar.
Lajmi për diagnozën e saj vjen pasi anëtarët mbretërorë në mbarë botën kishin rezultuar pozitivë për sëmundjen virale, duke përfshirë princin Charles dhe gruan e tij, Camilla nga monarkia britanike, mbretëreshën e Danimarkës Margrethe dhe mbretin e Spanjës Felipe.
Princesha luan një rol aktiv në komunitetin e saj. Përveç udhëheqjes së një korporate të mirëqenies sociale me bazë në Tokio, Yuai Jujikai, ajo shërben gjithashtu si presidente nderi e Shoqatës Japoneze “Universal Sound Design”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon njerëzit me dëmtim të dëgjimit.





