“Princeshë mjedisore”, Greta Thunberg bullizohet nga shteti kinez

0

Aktivistja Greta Thunberg ka komentuar në Twitter pas artikullit që u shkrua për të në një revistë kineze. Në një shkrim të botuar javën e kaluar në China Daily, një degë në pronësi të Partisë Komuniste në pushtet, Thunberg u tall për peshën dhe u quajt një “princeshë mjedisore”.

“Megjithëse ajo pretendon të jetë vegjetariane, duke gjykuar nga rezultatet e rritjes së saj, emetimet e saj të karbonit në të vërtetë s’janë dhe aq të ulëta”, shkruante autori Tang Ge.

Artikulli nuk kaloi pa u vënë re nga Thunberg, e cila reagoi duke thënë:

“Të tallesh për peshën nga shteti kinez është një përvojë mjaft e çuditshme edhe për standardet e mia. Por padyshim që i shtohet CV-së sime.”

Artikulli u shpërnda gjerësisht në mediat kineze dhe disa e akuzuan aktivisten se kishte një “standard të dyfishtë”, kur ajo foli për gjendjen mjedisore të Kinës, por jo të shteteve të tjera.

Në fillim të këtij muaji, Thunberg ndau një artikull që zbuloi se emetimet vjetore të Kinës ishin më të mëdha se ato të të gjitha kombeve të zhvilluara të kombinuara në vitin 2019. Megjithëse Kina ende konsiderohej një vend në zhvillim, ajo mendon se duhen veprime drastike për të adresuar këtë çështje.

“Po, Kina është kategorizuar ende si një vend në zhvillim nga OBT, ata prodhojnë shumë nga produktet tona etj. Por kjo natyrisht nuk ka asnjë justifikim për shkatërrimin e kushteve të së ardhmes dhe të tanishme të jetesës. Ne nuk mund ta zgjidhim krizën e klimës nëse Kina nuk ndryshon në mënyrë drastike gjendjen”, shkroi ajo në atëherë.

Thunberg vazhdoi duke shtuar se bota duhet “të shikojë emetimet historike dhe në kontekst të popullsisë dhe emetimeve për frymë. Dhe kombiet e zhvilluara duhet të drejtojnë, në mënyrë që të tjerët të mund të rrisin standardet e tyre të jetesës”, ndërsa vendosi një video që tregon Shtetet e Bashkuara që udhëheqin emetimet kumulative që nga viti 1750.

Aktivistja ka qenë kritike ndaj kombeve të tjera dhe udhëheqësve botërorë për rolin e tyre në krizën klimatike dhe emetimet globale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu