Prindër e nxënës protestë në Bashkinë Patos, kundër mbylljes së shkollës

0

Pas protestave të vazhdueshme kundër mbylljes së shkollës fillore të fshatit Grizë, nxënës e Prindër iu drejtuan Bashkisë së Patosit!

Aty kërkuan sqarime çfarë do të bëhet me fëmijët tashmë që mësimi ka nisur!

“Ne duam që shkolla e Grizës mos mbyllet. Erdhëm këtu në bashki dhe kryetari i bashkisë nuk po na jep përgjigje.”

“Ne këtu do jemi sërish nesër, këtë punë do bëjmë.”

“Fëmijët janë pa shkollë prej 2 javësh. Bashkia kundërshton hapjen e shkollës, gjithashtu pretendon për sjelljen e specialistëve nga Tirana që të vendosin do shembet, prishet apo do rikonstruktohet.”

Prindërit kanë refuzuar që t’i dërgojnë fëmijët në një shkollë në Patos, duke kërkuar rihapjen e shkollës që sipas bashkisë është e dëmtuar.

“E vetmja gjë që ne kërkojmë është hapja e shkollës, vazhdimi i mësimit në shkollë dhe rikonstruksioni të bëhet në një kohë të posaçme tjetër.”

Zyrtarët e Bashkisë së Patosit ndërkohë shpjeguan se deri në ekspertizën e Institutit të Ndërtimit, shkolla do të qëndrojë e kyçur, pasi vlerësohet e rrezikshme.

“Rregullimi i aftësisë mbajtëse të objektit dhe prishja e objektit dhe ndërtimi i një objekti tjetër.”

Ndërsa prindërit dhe Bashkia e Patosit ndajnë qëndrime të ndryshme për gjendjen e shkollës së Grizës, 70 nxënës të ciklit të ulët po penalizohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu