I mituri 10 vjeçar nga Polonia i cili aksidentalisht ra nga kati i tretë i hotelit në Durrës ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të mbahet nën përkujdesjen e imtësishme të mjekëve.
Burime për InfowebTv bëjnë me dije se gjatë momentit që i mituri polak ka rënë nga ballkoni i hotelit në Shkëmbin e Kavajës, prindërit e tij kanë qenë të pranishëm por nuk kanë mundur ta parandalojnë rënien e tij.
Ndërkohë pushuesit e tjerë të cilët po ashtu kanë parë ngjarjen e ndodhurë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 shprehen të tronditur.
Familja nga Polonia prej ditësh ndodhej në Durrës ku kishin zgjedhur të kalonin pushimet në Shkëmbin e Kavajës.
Ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë ekspertizën e ngjarjes për të përcaktuar sesi ndodhi rrëzimi i të miturit nga një lartësi e tillë në një ambient që supozohet të jetë i sigurtë.