Pritej të bëhej baba për herë të dytë, humb jetën shqiptari në Greqi

0

Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Mesolongut po operojnë në një zonë kënetore në fushën mes Katoçit dhe Lesinit në Greqi.

Sipas informacioneve të para, një traktor ka dalë nga rruga, dhe më pas është përmbysur. Mendohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit dhe për fat të keq shoferi me origjinë shqiptare, baba i një fëmije nuk ia ka dalë, duke ndërruar jetë.

Ajo që është edhe më tragjike është se në ditët në vijim gruaja e tij do të lindte fëmijën e dytë.

Shërbimet kompetente kanë ndërmarrë hetimet për shkaqet e aksidentit me fatalitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu