Pritej të sillte shqiptarët nga Izraeli në vendin tonë, anulohet fluturimi i sotëm

0

TIRANË- Anulohet fluturimi që pritej të sillte këtë paradite shtetas shqiptarë nga Izraeli. Arsyeja se përse ky fluturim është anuluar, ende nuk bëhet i ditur. Gazetari Maksi Rama, i ‘Klan News’ bën të ditur se shumica e fluturimeve në aeroportin “Ben Gurion” kanë një anulim të minutave të fundit.

“Ambasada jonë në Izrael bëri me dije se do vinin grupe të tjera nga Izraeli, shqiptarë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga rajoni. Pritej që sot në orën 10:00 të kryhej ky fluturim nga Tel Aviv, kjo prej situatës së krijuar atje në aeroport. Me bisedimet tona me autoritetet në Rinas, shumica e fluturimeve në aeroportin “Ben Gurion” kanë një anulim të minutave të fundit, kjo për shkaqe sigurie”.

Mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 40 shqiptarë të cilët jetonin e punonin në Izrael, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Sipas Ministrisë, këto ditë do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe me ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu