Priten reshje shiu, si parashikohet moti sot

0

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira.

Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatatve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në ekstremin verior lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtëra.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, për tu lokalizuar vetëm në veri të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugerëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës brgdetare dhe në momnetin e zhvillimit të vranëisrave fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 31°C

në zonat e ulëta 20 deri 35°C

në zonat bregdetare 23 deri 35°C

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu