Pritën rreth 40 minuta ministrin, gazetarët bojkotojnë konferencën pas mbledhjes së Qeverisë

0

Pas mbledhjes së ekzekutivit, gazetarët kanë pritur rreth 45 minuta që të dalë në konferencë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, mirëpo i njëjti deri atëherë nuk doli para mediave.

Me gjithë kërkesën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu për mirëkuptim, gazetarët ishin të vendosur për të bojkotuar këtë konferencë.

Ai u arsyetua se pas mbledhjes së ekzekutivit, ministrat ishin në një mbledhje joformale në kabinetin qeveritar.

Kjo nuk është hera e parë që presin mbi 1 orë për të pritur konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu