Pritet furtunë ndryshimesh në polici pas vërejtjeve të Ramës, Ardi Veliu mbledh me urgjencë drejtorët

0

Ardi Veliu në kuadër të planit për ristrukturimin e Policisë së Shtetit po zhvillon një mbledhje me nëndrejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e komisariateve në vend.

Situata e kriminalitetit dhe sigurisë rrugore gjatë ditëve të fundit në vend, ka bërë që Policia e Shtetit të jetë në qendër të vëmendjes dhe të kritikave të qytetarëve. Kjo ka detyruar kryeministrin Rama që të paralajmëronte më herët por edhe ditën e djeshme furtunë ndryshimesh në radhët e uniformave blu.

Pas ndryshimeve të bëra tek drejtuesit e 10 qarqeve në vend, tani pritet që ndryshimet të prekin sipas hirearkisë dhe shefat e komisariateve dhe nëndrejtorët e policisë në rrethe.

Kujtojmë se ndryshimet në nivel shefash komisariatesh e paralajmëroi dhe kryeministri Rama gjatë mbledhjes së ditës së djeshme me krerët e policisë në vend.

Edi Rama: Së pari dua që tiu uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve, dhe duke shpresuar që këto lëvizje, të cilat do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e policisë, deri në nivelin e komisariateve të vlerjnë për rienergjizimin e domosdoshëm për fazën e re ku hyn reformimi i policisë së shtetit.

Padyshim që policia ka sot jo pak arsye për të qenë krenare me punën e saj, pritshmëria dhe pakënaqësia e qytetarëve është në një nivel domethënës. Pritshmëria është që Policia të ecë më shpejt dhe të japë rezultate domethënëse, pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë, dua ta nis renditjen e problematikave nga raporti i policisë me qytetarët, që është a-ja dhe zh-ja e punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu