Problematikat e sezonit turistik në Elbasan,Shkurti:Shqetësim uji i burimeve dhe siguria në pishina

0
Screenshot

Me sytë nga turizmi, si promotor i zhvillimit ekonomik ,gjatë këtij viti vendi ynë synon të mirëpresë rreth 17 milion turistë të huaj.Ndërsa turistët janë duke vizituar destinacionet malore dhe bregdetare sfidë mbetet plotësimi i strandardeve në akomodim dhe shërbim.Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor pohon se është çdo ditë në terren, ndërsa në Elbasan sheh me shqetësim ujin e përdorur nga burimet në zonat malore, të cilat nuk kontrollohen nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor
Jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në Elbasan shqetësim konsiderohet mungesa e shërbimit profesional nga kujdestarët në pishina.Sipas Kryeinspektorit Enver Shkurti ,këta persona nuk janë të specializuar.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor
Të 7 bashkitë e qarkut të Elbasasanit ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit historik, malor,kurativ dhe liqenor./Infoweb Media