Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 përqind e të vegjëlve

0

Kriza e shëndetiti mendor te fëmijet ka arritur në një pikë kritike dhe një nga arsyet kryesore është përdorimi I pakontrolluar I rrjeteve sociale.

Sipas një studimi nga grupi I të drejtave të fëmijëve KidsRight dhe Universiteti I Erasmus në Rotterdam, të paktën 14% e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 10-19 vjeç në të gjithë botën përjetojnë probleme të shëndetit mendor, teksa shkalla globale e vetëvrasjeve arrin 6 për 100,000 adoleshentë të moshës 15-19 vjeç.

Studimi bën thirrje për readim të fortë, në një kohë kur përhapja pa masë e mediave sociale, nuk ka në focus sigurinë e fëmijëve.

KidsRights identifikoi një lidhje shqetësuese midis përkeqësimit të shëndetit mendor të fëmijëve dhe asaj që organizata e quan përdorim problematik të mediave sociale, pra përdorim I pakontrolluar dhe që krijon varësi.

Mungesa e të dhënave mbi shëndetin mendor të fëmijëve është një problem i madh, sipas raportit, dhe zbulon një nevojë urgjente për veprime të koordinuara për të adresuar ndikimin e dëmshëm të mjedisit digjital tek fëmijët dhe adoleshentët.

Europa është rajoni ku fëmijët e moshës 13-vjeç janë më të ekspozuar ndaj përdorimit problematik të mediave sociale, në 13%.

Niveli i varësisë dixhitale midis 15-vjeçarëve është teper I larte, me 39% të tyre që janë në kontakt të vazhdueshëm me miqtë e tyre përmes internetit.