Probleme nga moti i keq në Lezhë! Stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, pezullohet lundrimi në Shëngjin

0

Moti i keq me stuhi shiu vijon të jetë prezent në Lezhë, duke krijuar probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike.

Era e fortë ka dëmtuar linjat në disa zona dhe sipas të dhënave janë pa energji elektrike disa fshatra në zonën e Zadrimës, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.

Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon, por reshjet e vazhdueshme të shiut shoqëruar me ere të fortë po vështirësojnë punën në terren.

Ndërkohë edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 ballë me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Po ashtu ka rritje te nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por aktualisht nuk përbejnë për dalje nga shtrati. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga Mbrojtja Civile në të tre bashkitë e qarkut të Lezhë dhe strukturat ndodhen në gatishmëri për të ndërhyre nëse do të krijohen probleme sa i përket përmbytjeve apo rrëshqitjes së dherave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu