Procedimet dhe arrestimet e orëve të fundit në qarkun e Elbasanit

0

Një 32-vjeçar me precedentë penalë për vjedhje është ndaluar nga policia e Gramshit, ndërsa qarkullonte me një automjet të dyshuar si i vjedhur. Ai ishte gjithashtu i shpallur në kërkim për një tjetër vjedhje.

Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me strukturat e policisë së Tiranës dhe Beratit, u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit S. K., banues në Kuçovë. Ai u kap duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen”, i dyshuar i vjedhur më 23 maj 2025 në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, në pronësi të shtetases A. D.

Nga hetimet rezulton se më 28 maj 2025, në qytetin e Dimalit, 32-vjeçari i ka vjedhur një celular një shtetaseje.

Procedurat e mëtejshme do të ndiqen nga strukturat hetimore të Tiranës dhe Beratit. Policia thekson angazhimin e saj për goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme dhe garantimin e rendit e sigurisë.