Procedohet 20-vjeçari në Elbasan/ Kreu manovra të rrezikshme me automjet, shqetëson banorët

0

Një 20-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Elbasan pasi ka prishur qetësië publike duke kryer manovra të rrezikshme  dhe duke shkaktuar zhurmë me automjetin  e tij.

Njoftimi i policisë;

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “28 nëntori”, ka prishur qetësinë publike, duke kryer manovra të rrezikshme dhe të zhurmshme, me automjet.”

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore, për shkeljen e kryer, i kanë vendosur 20-vjeçarit, masën administrative 40 000 lekë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu