CËRRIK – Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale në bashkinë e Cërrikut ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit.
Sipas informacioneve nga KZAZ nr. 47 në Cërrik, përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një zonë periferike të qytetit, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).
Burime pranë KZAZ-së bëjnë me dije se stafi teknik ndodhet aktualisht në qendër dhe po punon për rregullimin e pajisjes, në mënyrë që procesi të vijojë pa vonesa të mëtejshme.
Nga verifikimet e deritanishme, nuk janë evidentuar mungesa të komisionerëve në asnjë nga qendrat e votimit të bashkisë, duke garantuar një proces të qetë dhe të rregullt zgjedhor në të gjithë territorin e Cërrikut.





