Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, Balla: Do të nisë më 24 maj, mund të jetë edhe një grua

0

Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai tha se procedurat nisin jo më vonë se 60 ditë nga data e përfundimit të afatit, ndërsa shtoi se në krye të shtetit mund të jetë edhe një grua.

“Duhet të kuptoni që neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën se kur fillon procesi i zgjedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se më 24 Maji.

Kemi edhe pak ditë në dispozicion derisa të fillojnë procedurat. Është procedurë që merr 5 raunde votimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtij procesi duhet t’i lihet koha e duhur.

Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Kjo është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historik.

Ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës. Duroni dhe pak ditë”– tha Balla për gazetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu