Profesori grek ngre alarmin: Omicron ka dy degëzime, që po rrezikojnë popullatën

0

Mutacioni Omicron ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë. Sipas mediave greke, që citojnë Gikas Majorkinis, profesor i epidemiologjisë në Greqi, thuhet se, Omicron ka dy degë, Omicron dhe Omicron 2.

“Që në fillim, nga fillimi i dhjetorit është raportuar se Omicron ka dy degë. Njërën nga dy degët, ne e quajtëm “degë e fshehur”, sepse ka një mutacion që e bën të padetektueshëm me metodën klasike që përdorim për ta zbuluar. Nëse kjo do të thotë se është më ngjitëse është ende shumë herët për të thënë sepse nuk e kemi parë të ndodhë në vende të tjera. Ne nuk kemi raporte për këtë nënvariacion për momentin në Greqi dhe nuk duket se ka dallime domethënëse midis njërës degë dhe tjetrës për sa i përket, le të themi, sëmundshmërisë apo ngjitjes. Është ende herët. Por ne e kemi ditur këtë që nga fillimi i dhjetorit”, tha profesori i epidemiologjisë në Greqi, Gikas Majorkinis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu