Proffee: TikTok na prezanton me një tjetër trend kafeje

0

Edhe një herë tjetër, TikTok-u na prezanton me një trend të ri kafeje. Pas Dalgona-s, kafës më të famshme në Instagram gjatë karantinës, ju prezantojmë me Proffee (proteina + kafe).

Lloji i ri i kafes u bë shpejt viral në internet falë kombinimit të përbërësve të saj: kafe e ftohtë + proteina brenda një filxhani! Ndoshta, kjo lloj kafeje mund të mos duket aq e bukur sa Dalgona në Instagram, por padyshim po ndihmon shumë njerëz të konsumojnë më tepër proteina në këtë formë.

Proteinat janë thelbësore për energjinë e trupit, veçanërisht në mëngjes apo pas palestre, pasi ndihmojnë në rikuperimin e muskujve, por a është i shëndetshëm ky kombinim?

Nëse do të nisemi nga përbërësit kryesorë, duhet të përmendim përfitimet kryesore që marrim prej tyre. Kafja, që është e pasur me antioksidantë dhe kombinimi i proteinave që jep energji dhe riforcon muskujt. Gjithsesi, ndonëse nuk është e pashëndetshme, proffee nuk mund të zëvendësojë një vakt të plotë apo të krahasohet me vlerat e një ushqimi të mirëfilltë.

Kjo sepse në këtë kafe mungojnë vitaminat, mineralet dhe fibrat. Sipas ekspertëve krahas kafes së famshme duhet të keni në anën tjetër të pjatës një sanduiç të bollshëm me domate qershi, avokado, djath dhe çfarë tjetër të doni ju!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu