PROFIL/ Jeta dhe vepra e Mirush Kabashit, “Sokratit” të përjetshëm të artit shqiptar

0

TIRANË- Mirush Kabashi, figura e njohur e ekranit që ka ndarë kaq shumë role dhe emocione me publikun do të mbetet i fortë në kujtesën e tij që nga roli i famshëm i Shazivarit tek “Koncert në vitin 1936” e deri tek Sokrati.

Mirush Kabashi rrjedh nga një familje gjakovare, e cila u vendos në Shqipëri pas viteve 1900. Ai lindi në Shkodër në 17 Prill 1948 dhe më pas u rrit në Durrës. Në fëmijërinë e tij ai u dallua nga dëshira për letërsinë dhe intepretimin e poezive, që nuk i la deri në fund të jetës së tij.

Aktivizimi i tij në art nuk erdhi vetëm si pasion mbi letërsinë dhe poezinë, por edhe si nxitje nga njerëzit e afërm. Sipas një interviste të tij, ai artin mund ta kishte dhe thjesht një pasion të përjetshëm duke qenë se ishte bërë gati fillimisht të studionte Inxhinieri Elektrike, por fitimi i konkurrsit në institut, vulosi përjetë fatin e tij.

Në 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit.

Kabashi është pranuar gjatë viteve 1985 e në vijim si pedagog në Institutin e Arteve për të dhënë mësim lëndën “Mjeshtëri në aktrim”.

Edhe pse gjatë sistemit familja e tij hynte tek klasat e përmbysura me një baba që kishte qenë i dënuar politikisht dhe me familje të përsekutuara, ai i shpëtoi valës për tu larguar nga aktrimi. Sipas gojëdhënave që dhe ai pohon vetë në një intervistë biografike, shkak i mos largimit të tij u bë vetë Enver Hoxha, pasi pëlqeu shumë rolin e toger Shazivarit. Ka luajtur mbi 100 role.

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombetar.

Interpretimi dhe ngjyrimi emcional i roleve, e veçojnë Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mencuri dhe intuitë. Spikat në rolet satirike dhe komike. U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorur nje shumesi detajesh shprehesi, si ne plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.

Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedine “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist. “Në teatër mësova se c’ishte aktora, pata peripeci si gjithë të tjerët, pastaj kam marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Të vetmen gjë që mund t’jua them me bindje: nuk i jam trembur e shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh. Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, unë nuk kam refuzuar, por përkundrazi kam provuar me guxim.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin në caqe vërtet të lavderueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombetar.

Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Mirush Kabashi, në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh iPunës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu