Projektet dhe mbështetjet për sportistët nga KOKSH gjatë një viti plot vështirësi

0

Këtë fillim viti ju sjellim në vëmendje aktivitetet e KOKSH gjatë 2020.

Një vit plot me vështirësi por nuk kanë munguar projektet dhe mbështetjet për sportistët,ato që janë kryefjala e çdo ngjarjeje sportive.

Në LOR dimërore vendi ynë debutoi për herë të parë me 1 sportist Ezio Leonetti në disiplinën Ski Alpine.

KOKSH mirëpriti vullnetaren franceze Znj.Katia Boy në misionin e saj 1-vjeçar në Shqipëri.

Organizoi takim me Federatat e Sporteve Olimpike mbi ftesat për pjesëmarrje në “TOKYO 2020”,ku ishin gati 104 ftesa për të 92 shtetet që përfitojnë.Për Shqipërinë ishin 12 sporte që mund të përfitonin ndonjë kuotë.

Parimi kryesor i KOKSH është gjithëpërfshirja.

E ndërsa qëllimi është për t’i dhënë mundësi të barabarta sportistëve më të mirë.

Komitetit Ekzekutiv mirëpriti përfaqësues të Federatës së Atletikës për të diskutuar rreth pjesëmarrjes në olimpiadë “TOKYO 2020”.

KOKSH ka zhvilluar mbledhje online me Sportistët Olimpist për t’i njoftuar me shtyrjen e lojërave olimpike “TOKYO 2020.”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu