Detaje mbi plagosjen e Eduart Lekndreaj/Policia identifikon autorin

0

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion lidhur me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas policisë Eduart Lekndreaj, 24 vjeç dyshohet se është plagosur me armë pas një konflikti të çastit ndërsa vijon puna për kapjen e autorit i cili është identifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 11.01.2021, rreth orës  22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri  shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në  Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë  dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu