Një projekt inovator është duke marrë jetë në Elbasan. Sipas projektuesve automotoparku nuk do të jetë thjesht një pistë e formula 1 , ku në vijim do të mbahen evente sportive të përmasave ndërkombëtare, por një qendër moto autosporti multifunksionale e jetësuar në 365 ditë të vitit.Por, në cfarë faze janë aktualisht punimet, dhe kur pritet që kjo ëndërr të bëhet realitet?
Padyshim intriguese është ndërtimi i pistës me standerte të Formula 1, që synon ta përfshijë Shqipërinë në hartën e Botërorit brenda 2030. Një garë që mund të ndiqet brenda Auto Moto Parkut nga 300 mijë tifozë dhe që ka një audiencë prej 1 milardë shikuesisht në botë.Optimist për projektin shprehet kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.
Në zonën e Krastës buzë lumit të Shkumbinit , përballë së cilës ndodhet fshati Shushicë po vijon puna për ndërtimin e 4444 m pistë ku pilotët e formula 1 në të ardhmen pritet të përshkojnë shpejtësinë 349 km.h. Sipas kryebashkiakut Llatja projekti i ka dhënë tjetër qasje zonës duke transformuar infrastrukturën e saj.
Nga niveli global, në atë rajonal, ky projekt për Shqipërinë, do të tjetërsojë ndarjet që ekzistojnë aktualisht, duke zhvilluar ekonomikisht trekëndëshin Tiranë-Durrës – Elbasasan. Një motor i ri ekonomik por dhe kulturor dhe sportiv për qytetin pritës Elbasanin.
Një garë që mund të ndiqet brenda Auto Moto Parkut nga 300 mijë tifozë dhe që ka një audiencë prej 1 milardë shikuesisht në botë.
Përveç pistës përfshihen hapësira për panaire, muze, retro, qëndra edukative motosporti , qëndra edukimi për sigurinë rrugore dhe struktura të tjera shumëfunksionale buzë shëtitores së re, për pedalim dhe sporte të tjera./Infoweb Media