Projekti mediatik i Luan Ramës, takon Ylli Ndroqin

0

Pasi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zëvendëskryetari Luan Rama, në një intervistë dhënë për “News 24” tha se ka paraqitur një projekt në disa subjekte mediatike. Pas karrierës në politikë, ai do t’i kthehet profesionit të gazetarit.

Luan Rama është sot pranë radiotelevizionit “Ora News”, teksa është parë në shoqërinë e pronarit të këtij televizioni, Ylli Ndroqi, siç duket edhe nga një foto që ka mbërritur në redaksinë tonë.

Po sot ai është parë të futet edhe në mjediset e pallatit Coin, ku gjithashtu gjendet edhe redaksia e televizionit A2cnn.

Luan Rama në fillimet e karrierës së vet ka qenë gazetar për shumë vite dhe edhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu