Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka kundërshtuar nga salla e Kuvendit vendimin e maxhorancës për të kaluar me procedurë të shpejtuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në spitalet brenda vendit në mënyrë që të mund të marrin diplomën.
Në fjalën e saj në Kuvend Açka tha se e sheh të pavend që të kalojë me kaq nxitim në parlament një projektligj i tillë. Ajo shtoi se është e papranueshme që të vendosen me dhunë këto masa për të ndaluar studentët të mos largohen nga vendi.“Nëse nuk i keni bërë mirë detyruar, mbarojini dhe pastaj merruni me studentët. E papranueshme që t’i vendosim me dhunë këto masa. Jam për të marrë masa që fëmijët të mos ikin, por jo në këto forma absurde që i kishim harruar.
E shoh të pavend që ta kaloni me kaq nxitim. Është masë ekstreme, ju këshilloj edhe në emër të komisionit tim të bëni hap mbrapa, do jetë një precedent që do të ketë pasoja edhe për ju si mazhorancë”, tha Açka.