Prokuroria Federale e Belgjikës thërret Artan Hoxhën, gazetari do të dëshmojë për dosjen e shumëpërfolur

0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se të martën do të dëshmojë në prokurorinë belge për çështjen “Toyota Yaris”, në orën 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha i cili shtoi se prokurorët belgë preferuan të merrnindëshminë e tij në Belgjikë dhe jo në Tiranë.

“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10:00 do të jem pranë prokurorisë federale belge për të dëshmuar për “Toyota Yaris”, autoritetet belge zgjodhën të mos e merrnin dëshminë në Tiranë, pasi sipas atyre dëshmia mund të dekonspirohej në Tiranë. Në çdo prokurori që më kanë kërkuar unë kam shkuar dhe kam dhënë dëshminë time”, deklaroi gazetari Hoxha.

Çështja “Toyota Yaris” ka të bëjë me transportimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të rreth 3.4 milionë eurove të dyshuara nga aktivitet kriminal. Për këtë çështje janë proceduar vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladi si dhe shoferët, por historia u komplikua më tepër pasi kreu i PD-së në atë kohë, Lulzim Basha e denoncoi ngjarjen disa orë para se të ndodhte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu