Prokuroria italiane nis hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri,nuk gjendet asnjë gjurmë prej tij

0

Prokuroria italiane e Peruxhias ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri që prej datës 6 Janar.

Makina që kishte marrë me qira biznesmeni u gjet e djegur në fshatin Gegjan të Pukës, dhe brenda saj u gjetën eshtra dhe mbetje njerëzore. Me 3 janar hyri në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Vlorës, Shkodrës dhe destinacion të fundit kishte Pukën ku qëndroi për 3 netë.

Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e djegur i përkasin atij, por pritet që analiza e ADN të zbulojë cdo gjë. Në një mesazh të dërguar në “WhatsApp” për një mik biznesmen Pecorelli shkruan: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”.

Në 6 janar kontaktet mes tij dhe partneres shqiptare me të cilën ka një fëmijë u shkëputën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu