Prokuroria kërkon 90 vjet burg për shqiptarët e italianët që u kapën me 4 ton drogë

0

Prokuroria ka kërkuar 90 vjet burgim për të arrestuarit e një mega operacioni të akuzuar për “lumenj droge” nga Shqipëria në Leçe e Brindizi të Italisë.

Më 27 maj të një viti më parë u arrestuan 9 persona. Pesë nga këta përfunduan në burg, katër të tjerët në arrest shtëpie dhe sot të gjithë janë në bankën e të akuzuarve dhe përballen me kërkesën nga prokuroria për t’i burgosur me disa vjet.

Prokurori i antimafias Giovanna Cannarile kërkoi dënimin e tyre, duke koordinuar hetimet që çuan në operacionin “San Silvestro”.

Në veçanti, prokurori ka kërkuar:

20 vjet për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi;

12 vjet e dy muaj për Vitantonio Roma , 46 vjeç, nga Brindisi;

8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi;

3 vjet e gjysmë, plus një gjobë prej 32 mijë eurosh, për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;

4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 mijë euro për Mario Epicoco , 40, nga Brindisi;

3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë prej 28 mijë eurosh, për Geraldo Ismailaj , një 42-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonjë);

18 vjet për Alban Limaj , shqiptar 33-vjeçar;

8 vjet e 8 muaj për Erfan Bajrusi, 25 vjeç nga Lecce që jeton në Casalabate;

8 vjet e 8 muaj për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banon në marinën Lecce të Frigole.

Dënimi i kërkuar për të akuzuarin e dhjetë, Cosimo Conte , 52 vjeç, nga Francavilla Fontana, është një vit e 8 muaj , i cili në këtë procedim ishte nën hetim i lirë për ndihmë ndaj grupit. Ai u përpoq të gënjente në lidhje me anijen, të së cilës ai dukej se ishte pronar, kur u ndalua në 5 korrik 2018 me një ngarkesë prej 950 kg marijuanë.

Gjatë operacionit 15 individë u arrestuan në flagrancë, u raportuan 24 të tjerë që besohet se i përkisnin organizatës dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge (3,750 kg marijuanë, 50 hashash, mbi një kilogram kokainë dhe një kilogram heroinë) dhe nëntë automjete (gjashtë anije dhe tre vetura).

Operacioni u krye në bashkëpunim me departamentin e operacioneve detare të Barit, dhe falë bashkëpunimit të konsoliduar me autoritetet e policisë shqiptare, përmes bërthamës kufitare detare të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës.

Tani, gjyqtarja Laura Liguori do të vendosë fatin e të pandehurve para të cilëve diskutimet e mbrojtjes do të vazhdojnë në seancën e ardhshme më 19 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu