Prokuroria përfundon hetimet për kandidatin e Jozefina Topallit, merret vendimi

0

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për një tjetër kandidat në zgjedhjet e 25 Prilli, për të cilin ishte kërkuar informacion nga ana e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve. Në një dokument që i është nisur KQZ-së, sqarohet se kandidati i Lëvizjes për Ndryshim, Ardian Gjoka, ka qenë në hetim dhe i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Sipas Prokurorisë, Gjoka “ka qenë nën hetim dhe i akuzuar për kryerja të veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, e cila e ka dërguar çështjen për gjykim“.

Po ashtu bëhet me dije se lidhur me këtë hetim, kandidati i Lëvizja për Ndryshim rezulton të jetë i dënuar me 3 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, por ky vendim nuk është përfundimtar, pasi çështja i ka kaluar apelit.

I mbetet KQZ-së tashmë që të vendos nëse Gjoka është në kushtet e lejimit apo ndalimit të kandidimin për zgjedhjen si deputet.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu