– Prokurorja maqedonase Vilma Ruskoska zbuloi median maqedonase “Telma TV” se pronari i kompanisë “Besa Trans” në Maqedoninë e Veriut ishte shofer në një prej 4 autobusëve që kryen rrugën Shkup-Stamboll-Shkup.
“Në fakt, pronari rezultoi shoferi i dytë. Ai tha se ky autobus po ecte pas tyre. Kështu që, ata arritën në kufi duke kaluar në Bullgari. Ishin dhe 1-2 autobusë të tjerë pas tyre. Më tha se ai dhe gruaja e tij ndodheshin në autobusin e dytë, ndërsa fëmijët në të katërtin”, rrëfen prokurorja Ruskoska.
Më tej, ajo tregon se pronari i “Besa Trans” nuk besonte se në autobusin që u dogj pas përplasjes të kishte bidona rezervë me karburantë. Gjithashtu, ai hodhi poshtë edhe mundësinë që ndonjë pasagjer të ketë marrë ndonjë bidon me karburant.
Në 23 nëntor, një autobus i linjës Shkup-Stamboll-Shkup u përplas me trafikndarësen në autostradën e Strumës në Bullgari dhe më pas mori flakë duke u shkrumbuar për 2-3 minuta. Nga kjo tragjedi humbën jetën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë dhe mbijetuan 7 të tjerë. Prokuroria bullgare shtoi se shkak i kësaj tragjedia ka qenë gabimi njerëzor i shoferit, ndërsa ka patur aludime për kushtet e degraduara të sinjalistikës rrugore dhe kontrollit teknik të autobusit.