Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish/pjeshkores në Berat. Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile. Për t’u përhapur më pas kudo në të tre katet.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës,që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin. Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.
Fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat ku dritarja ishte e hapur totalisht. Si pasojë, brenda kanë marrë flakë objektet, duke u përhapur më pas kudo. Vila 3-katëshe është në pronësi të Raqi Kules, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.