Pronari i vetëshpallur Kobra në rrjete sociale i qëllon me armë për vdekje të rinjtë nga Kukësi

0

Sherri në një lokal nate në Prizren ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në orët e para të 3 janarit.

Autori që ka qëlluar me armë ndaj tre të rinjve nga Kukësi që kishin shkuar për të festuar në Prizren, është pronari i lokalit të natës.

Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun, të dy nga Kukësi.

Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit.

Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

Hoxhaj është emër i njohur në Kosovë për jetën e luksit që ai poston në rrjete sociale. I vetëshpallur si Kobra ai poston makina të shtrenjta dhe foto me varëse e pllaka floriri në rrjete sociale. Cobra City është emri i biznesit të tij në Prizren ku luhet muzik live.

Në të majtë autori, në të djathtë viktima.
Në të majtë autori, në të djathtë viktima.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu