Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend amendamentet që parashikojnë ndryshimet e Kushtetutës. Një ndër to është rikthimi i komunave por që PD i emërton bashki rurale
Në kushtetutë ka një nen ku komunat akoma ekzsitojnë
“Amendamenti parashikon bashki urbane dhe bashki rurle, nuk ka rëndësi nëse do riquhen komuna apo bashki rurale, këto janë cështje të teknikës ligjore, rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve” tha Basha.
Një ndër amendamentet është edhe veting figurave kryesore të shtetit dhe politikanëve.
Basha tha se është e domosdoshme një reformë edhe më të thellë kushtetuese
“Do bëjmë gati një reformë të thellë Kushtetuese që të zgjidhë edhe problem të tjera si ajo e kufizimit të mandatit të kryeministrit në dy mandate, por urgjencat janë këto” tha Basha duke iu referuar tre amendamenteve.