Propozimi nga Kryesia, shënjestrohet Berisha: mos të ketë “non grata” në struktura!

0

Diskutime për statusin “non grata” në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së sotme, Kryesia e PD propozoi që në struktura mos ketë individë të shpallur  “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por pa përmendur emra, ose konkretisht liderin historik të PD, Sali Berishën. Në këtë moment ka ndërhyrë deputetja Dhurata Çupi, e cila ka vendosur që të adresojë konkretisht për kë bëhet fjalë, ndërsa demokrati tjetër Ervin Salianji është shprehur se ky vendim duhet të kthehet në rezolutë.

DISKUTIMET NË MBLEDHJE:

Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojme dot këtë ndaj demokratëve?

Çallaku: Jam dakort me këtë propozim.

Agron Gjekmarakaj: Jam dakort me propozimin

Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.

Orjela Nebiaj: Dakort


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu