Protesta/ Bomba molotov drejt bashkisë Tiranë

0

Deputetët e “Rithemelimit” janë grumbulluar sërish ditën e sotme para godinës së bashkisë së Tiranës, duke protestuar.

Ashtu si në protestën e fundit, edhe sot nuk ka munguar hedhja e bombave molotov, teksa protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe derës së godinës. Bashkia ndërkohë, është e rrethuar nga kordoni i policisë.

Më herët, protestuesit kanë qëlluar me bojë, pampersa dhe mollë godinën teksa kanë tentuar të çajnë kondonin e krujuar nga dhjetëra forca policie, që kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu