Mbrëmjen e 11 korrikut opozita ka thirrur një protestë kombëtare e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, deputetët Zheni Gjergji,Qani Xhafa ,Kreu i Partisë Demokratike Elbasan Blendi Himçi, këshilltarë etj.. ftuan qytetarët elbasanas t’u bashkohen.
Në takimet me qytetarët eksponentët e PD theksuan se 11 Korriku nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.
Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane./Infoweb Media!