Protesta e 12 nëntorit/ Berisha jep porositë: I madh e i vogël të dalë në rrugë, Rama e ka mbushur kupën dhe duhet të qërohet

0

Sali Berisha: Po ju siguroj që këtë betejë do ta fitojmë, kemi kauzat tona, të çdo qytetari shqiptar, demokrat, socialist apo çfarëdo qoftë ai. Përveç grupit të hajdutëve në Rinas. Ata janë aty për tu marrë një nga një dhe për tu çuar aty ku e kanë vendin, bashlë me Ramën. Ndaj në këtë kohë që kemi deri më datë 12 nëntor, duhet të bëjmë punën më intensive. Tirana duhet të jetë në rrugë me të madh e me të vogël. Po vjen Janari, biznesit të vogël u shtohet taksa 23%, t’ia mbathin dhe ata nga Shqipëria, çfarë do bëjnë ata këtu? Ata janë njerëz që jetojnë me vështirësi, por që krijojnë me qindra e mijëra shërbime, shqiptarët e presin nga ne sakrificën. Ai e ka mbushur kupën dhe duhet të qërohet, nuk ka kryeministër që të qëndrojë në karrige kurdalin super skandale në media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu