Deputeti demokrat Lefter Gështenja, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Hotolishtit për rrugën.
Sipas tij banorët kanë të drejtë dhe zgjidhje ka.
Postimi i deputetit Gështenja:
Nisur nga shqetësimet e banorëve të Njësisë Administrative Hotolisht rezulton qê projekti që po zhvillohet në këtë zonë është pjesë e “Projektit Zgjerimi i Segmentit Rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë” miratuar me Vendimin e Keshilit Teknik, dhe ka një gjatesi prej 5200 ml, eshte rruge e Kategorise B (Rrugë Interubane Kryesore me shpejtesi levizje 90 km/h).
Ky Projekt-zbatimi fillon ne 21+800, rreth 140m nga kthesa per ne vendin e quajtur Rrethi i
Bardhe dhe perfundon rreth 300m nga kthesa per ne fshatin Xhyre ne km 27+000.
Ne km 23+200 ne fshatin Hotolisht propozohet nje nenkalim rrugor.
Shqetsimet e banorëve të kësaj zone janë se zgjidhja e dhënë është në dëm të intereseva të tyre, konkretisht:
* ky projekt ndan ne mes një ndër fshatrat më të banuara të Librazhdit
* shkatërron mbi 35 shtepi banimi në një gjatësi prej 300 ml
* shkatërron dhe prish të gjitha pronat në fshat.
Thirrja ime për të gjitha institucionet shtetërore është që të marrin masa për rishikimin e projektit, duke komunikuar me banorët e kësaj zone për të gjetur zgjidhjet më të mira teknike me impact sa më të ulët social.
Zgjidhje alterantive ka, mjafton dëshira dhe vullneti për ti realizuar.
Si zgjidhje alternative do te propozoja :
Një variant me tunel me gjatësi 300 ml do të eleminonte të gjitha problematiikat sociale në këtë zonë.
Një variant duke e spostuar gjurmën e rrugës jasht fshatit Hotolisht në krah të rrugës egzistuese paralel me lumin Shkumbin.
Askush nuk është kundër investimeve por Investimet duhet të permiresojnë dhe jo shkaterrojnë jetën e qytetarëve.