FIER-Fermerët e zonës së Myzeqesë do të protestojnë sot kundër projektbuxhetit qeverisë, i cili nuk favorizon veprimtarinë e tyre bujqësore. Për këtë protestë, Policia e Shtetit ka angazhuar 100 forca rendi, që kanë zbarkuar në hyrjen e aksit rrugor Lushjne-Tiranë. Kjo protestë do të nisë në orën 11:00.
Protestuesit kundërshtojnë vendosjen e TVSH-ë 10% për inputet bujqësore dhe për heqjen e kompensimit 6% për ta. Ky projektbuxhet nuk ka parashikuar asnjë lloj ndihme dhe subvencioni për ta. Ish/zv-kryeministri Erion Braçe kritikoi ashpër projektbuxhetin për bujqësinë pasi favorizohen grumbulluesit e fruta-perimeve dhe jo fermerët e tregtarët.