Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet, mbani profil të ulët

0

TIRANË- Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të shmangin kalimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën që do të zhvillohet protesta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe ‘website-n’ e ambasadës, theksohet se edhe nëse protestat nisin paqësore, apo përshkallëzohen dhe kthehen në agresive.

Ambasada ka udhëzuar qytetarët amerikanë që të shmangin zonat e protestave. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në lëvizje.

Njoftimi:

Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës së SHBA është këshilluar të shmangë protestën. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit.

Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i vazhdueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet. Forconi masat tuaja të sigurisë duke zbatuar zakonet e mëposhtme:

Veprime për t’u ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje

Të jeni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

Të kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në ambiente publike

Të ndiqni mediat lokale

Të keni gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje

Të mbani një profil të ulët