Një person është arrestuar ndërsa pesë të tjerë janë shoqëruar në policinë e Tiranës në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe policëve.
Nga dhuna, flakët dhe molotovët mbetën të plagosur 10 policë dhe dy protestues, që u dërguan në spital. Protesta nisi duke hedhur molotov te kryeministria dhe vijoi më pas duke shkatërruar gjithçka që u dilte para. E kryesuar nga Bardhi dhe Noka, protestuesit shkaktuan shumë dëme.
Pasi qëndruan për disa minuta te ministria e Brendshme, ata u zhvëndosën ddrejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe atje bomba molotovë dhe u përplasën me policinë.
Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Gjatë gjithë rrugës dogjën stacione autobusësh, kazane mbeturinash dhe thyen xhamat e reklamave.