Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit, dëmtohen nga molotovët dhe sendet e forta 8 punonjës policie

0

8 punonjës policie u dëmtuan mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës, e organizuar fillimisht tek sheshi para Kryeministrisë e më pas tek Kuvendi.

Drejt policisë u hodhën bomba molotovë dhe fishekzjarre si dhe sende të forta të cilët kanë lënduar rreth 6 punonjës policie.