TIRANA- Partia Demokratike zhvillon mbrëmjen e sotme një protestë para godinës së Kryeministrisë. Nga pamjet në terren shihet se perimetri rreth institucionit është i mbushur me dhjetëra efektivë policie, të cilët janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.
Ky është grumbullimi i parë i PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit dhe vjen në një moment kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, çka sipas demokratëve ka shtuar indinjatën e opozitës ndaj qeverisë.





